EMRI/ Ekzekutoi me armë një person në Tiranë, kapet në Itali i shumëkërkuari shqiptar, detajet

Te Shpallur Ne Kerkim

Është arrestuar në Itali 40-vjeçari Besnik Lamçja, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare, pas vrasjes së kryer në vitin 2000, në kryeqytet. Policia bën me dije se pas marrjes së informacionit nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, për vendodhjen e një personi shumë të kërkuar, si dhe falë shkëmbimit në kohë të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u bë e mundur kapja në Itali dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar Besnik Lamçja, 40 vjeç.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në datën 27 qershor 2000, në vendin e quajtur “Magazinat e tregtisë”, në rrugën “Siri Kodra”, Besnik Lamçja, në bashkëpunim me shtetasin E. Ç., ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. U.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×