Mbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger, është prezantuar zyrtarisht si lojtari më i ri i Realit të Madridit.
Me anë të disa fotove të postuara në rrjetet sociale, klubi “Los Blancos” ka prezantuar gjermanin, i cili ndodhej në krahë të presidentit Perez, dhe në duar mbante veshur fanellën me numrin 22.
View this post on Instagram
Rudiger shkëlqeu në Angli dhe në arenën europiane me Çelsin përgjatë 6 viteve të kaluara me “Blutë”, ku ka fituar Ligën e Kampionëve, Ligën e Europës, Kupën FA, Superkupën e Europës dhe Kupën e Botës për Klube.
“Ky është një klub i madh dhe unë e shijoj presionin”, ishin fjalët e para të Rudiger si një lojtarë i Realit, i cili u transferua si një futbollist i lirë.
Arena e Lajmit

Loading…