Interi duket mjaft aktiv në merkato në këto ditë të para, me ziklatërit që po punojnë në disa pista të bujshme si ajo e Lukakut, Dibalës, por dhe të mesfushorit të Kombëtare, Kristjan Asllani. Nënkampionët e Italisë duket se nuk do të ndalen këtu, me Interin që duket të ketë arritur akordin për transferimin e mesfushorit Raul Bellanova.
Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, zikaltërit kanë arritur akordin me Kaljarin për një huazim i cili do t’i kushtojë klubit 4 milionë, ku është parashikuar dhe e drejta e blerjes së tij përfundimtare për një shumë rreth 7 milionë euro.
Bellanova do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me Interin ku do të përfitojë 1 milionë euro në sezon.
Arena e Lajmit

Loading…