Vllaznia ka konfirmuar deri më tani afrimin e tre lojtarëve, pikërisht mesfushorit kosovar, Lorik Boshnjaku, qendërmbrojtësit Dajan Shehi dhe sulmuesit të rikthyer nga huazimi, Kaina Nunjesh.
Josa kërkon me patjetër një lojtar të profilit të Viktor da Silvës, i cili është larguar dhe pritet të firmosë me Partizanin.
Mirëpo, të gjitha tentativat e klubit për të afruar një numër 10 kanë dështuar deri më tani.
Ditët e fundit ka dalë në skenë edhe emri i kapitenit të Dinamos, Agim Ibraimi, i cili ka prishur kontratën me blutë. Gjithsesi, gazeta mëson se bisedimet janë në fazën fillestare.
Nëse Kristjan Vulaj firmos me Vllazninë, atëherë do të hiqet dorë nga Ibraimi, që gjithsesi nuk ka marrë ende një ofertë zyrtare nga klubi.
Arena e Lajmit

Loading…