Sulmi kibernetik, reagon Aeroporti “Nënë Tereza”: Problemet me sistemin TIMS, momentale. Fluturimet vazhdojnë sipas planit, qytetarët të…

800 0 1e4d7ce069662d9054fc1e751cd24558

Pas sulmit kibernetik të ndodhur mbrëmjen e djeshme ndaj sistemit TIMS, Aeroporti ndërkombëtar Nënën Tereza, ka reaguar duke bërë me dije se problemet me sistemin janë momentale.

Në reagim thuhet se fluturimet vazhdojnë sipas planit, ndërsa u kërkohet qytetarëve të jenë të pranishëm në aeroport 2 orë e gjysmë para orarit të fluturimit.

Reagimi:

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton të gjithë pasagjerët se pavarësisht problemeve momentale me sistemin TIMS, operimet vazhdojnë pa vonesa në aeroport. Fluturimet vazhdojnë sipas planit, megjithatë, ju lutemi të jeni të pranishëm në TIA 2:30 orë përpara fluturimit për të shmangur çdo shqetësim.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×