VIDEO/ Vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi, tension para gjykatës në Rodos pasi mbërrijnë autorët, familjarët: Të kalben në burg

Greqi

Biznesmeni shqiptar, Xhani Topalli që jetonte në Rodos është vrarë disa ditë më parë në Greqi,. 46-vjeçari shqiptar kishte marrë dy goditje të forta në kokë të cilat dhe i kanë marrë jetën, ka bërë me dije më herët autoritetet greke, ndërsa kanë publikuar edhe ekspertizën mjeko-ligjore.

Ndërkohë këtë të shtunë ka pasur tensione jashtë gjykatës në Rodos, pasi mbërritën 2 autorët. Në ambientet e gjykatës ishin edhe familjarë të biznesmenit shqiptar , të cilët janë revoltuar ndërsa kanë parë edhe dy autorët.

0

“Të kalben në burg”, kanë qenë thirrjet e tyre.

Hotelieri 53-vjeçar dhe djali i tij, 20-vjeç akuzohen për vrasje me paramendim në bashkëpunim. Familjarët u shfaqën të irrituar dhe të revoltuar, ndërsa forca të shumta policie  mblodhën jashtë godinës për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×