
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i djeshëm në Durrës ndaj Akil Nerjaku.
Burime nga policia bëjnë me dije se mjeti Benz G-Class, ku ndodhej shënjestra e atentatit, nuk ishte në pronësi të tij, por të një personi tjetër me iniciale H.K. Automjeti rezulton i blinduar, çka me sa duket ka bërë që Nerjaku t’i shpëtojë plumbave.
Ndërkohë burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se shkak i ngjarjes dyshohet të jetë prishja e pazareve të drogës dhe se ngjarja dje ishte një paralajmërim për Akil Nerjakun.