Fillimi i muajit gusht do të sjellë startin e kampionateve elitare të futbollit në Europë. Ekipet e Premier Ligës, Serisë A, La Ligës dhe Bundesligës tashmë janë nën ethet e merkatos, në kërkim të përforcimeve të radhëve të tyre me qëllim të rritjes së rivalitetit para fillimit të edicionit të ri 2022/23.
Një nga kampionatet më cilësore dhe më të paparashikueshme, Premier Liga, do të startojë më 5 gusht dhe do të përfundojë më 28 maj. Ndeshja hapëse e këtij edicioni do të jete ajo ndërmjet Kristal Palas dhe Arsenalit.
La Liga spanjolle, ku kampion është Real Madridi, starton më 12 gusht dhe përfundon me 4 qershor të vitit 2023.
Kampionati tjetër që zgjon kureshtje të madhe dhe ofron futboll kualitativ është ai italian Seria A, me Milanin që është kampion në fuqi. Edicioni 2022/23 i Serisë A starton më 13 gusht dhe do të zgjasë deri më 4 qershor 2023. Kalendari i ndeshjeve ende nuk është publikuar ende. Në Gjermani, sezoni i ri starton më 5 gusht dhe përfundon me 27 maj 2023.
Arena e Lajmit

Loading…