FOTOLAJM/ Organizimi i qeverisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit, festë me muzikë dhe flamuj të BE-së në sheshin “Skënderbej”

080dbbab C1db 4782 B755 0ef54659ddee

Në sheshin “Skënderbej” prej orës 19:30 ka nisur festa e organizuar nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës me rastin e çeljes zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Ajo që bien në sy është skena e ndërtuar përreth statujës së heroit kombëtar, e cila është rrethuar nga yjet me ngjyrë të verdhë, që simbolizojnë 27 vendet anëtare të unionit.

Koncerti, ku do të marrin pjesë disa këngëtarë të njohur si Flori Mumajesi, Xhensila Myrtezaj, Fifi apo Ronela Hajati ka mbledhur disa qindra qytetarë, të cilët mbajnë në duar flamurin shqiptar dhe atë të Bashkimit Europian dhe atë amerikan, teksa kërcejnë dhe shijojnë muzikën.

Ende nuk dihet nëse kryeministri Edi Rama apo ndonjë përfaqësues i Partisë Socialiste do të dalë që të flasë para të pranishmëve.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×