Hap i rëndësishëm në karrierë, ish-futbollisti i Shpresave drejt transferimit te klubi i madh gjerman

Ish-futbollisti i Shpresave të Shqipërisë, Emir Sahiti, është gati për të hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë. Talenti shqiptar i Kosovës, është pranë marrëveshjes me klubin historik gjerman, Hamburg, që militon në Bundesliga 2.

emir sahiti

“Slobodnadalmacija” raporton se transferimi i Sahitit te Hamburgu është vetëm çështje kohe, bisedimet mes futbollistit dhe skuadrës së madhe gjermane i konfirmon edhe ‘HSV1887tv’.

23-vjeçari ka debutuar së fundmi me përfaqësuesen e Kosovës dhe ka kaluar formë të mirë me klubin e tij, Hajduk Split, duke ngjallur interesin e gjermanëve. Sahiti ka regjistruar 43 paraqitje me Hajdukun dhe numëron shtatë gola dhe pesë asistime.

Sahiti

Me fanellën e Shqipërisë U-21, Sahiti është aktivizuar 11 ndeshje ku ka gjetur edhe 2 herë rrugën e rrjetës. Vlera e kartonit të tij sipas “Transfermarkt”, aktualisht është 1.5 milionë euro.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×