I dënuar në Spanjë për trafik droge, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron për 23 pasuri të Anton Gjinajt

Anton Gjinaj

Gjykata e posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestrimin e pasurive të Anton Gjinajt, i njohur si Pashuk Gjinaj. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala.

SPAK vendosi sekuestro për 23 pasuri 6 prej te cilave biznese mes tyre dhe kompania e ndërtimit ALESIO 2014 shpk.  Pasuritë e Gjinajt po kalojnë në sitën e SPAK pasi dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti i kundërligjshme.

Aktualisht Anton Gjinaj po kryen dënimin me 8 vite e 9 muaj burg në burgun e Reçit të dhënë nga drejtësia Spanjolle.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×