Për shkak të situatës kaotike me luftën në Ukrainë, tenistja ruse Natela Dzalamidze ka vendosur të ndërrojë nënshtetësi për të marrë pjesë në turneun e Uimbëlldonit.
29-vjeçarja ka marrë pasaportën gjeorgjiane për të luajtur në Londër. Organizatorët e turneut vendosën në prill të mos lejojnë të marrin pjesë sportistët rusë dhe bjellorusë, kësisoj, Dzalamidze, vendosi të marrë nënshtetësinë gjeorgjiane për të mos humbur këtë turne madhështor. Numri 44 i klasifikimit ATP, është specialiste e lojës në çift. Tenistja ruse do të luajë bashkë me serben Aleksandra Kruniç.
Arena e Lajmit

Loading…