Në portretin e ri të Familjes Mbretërore, nuk ka vend për Meghan Markle dhe Princ Harry! As vdekja e Mbretëreshës Elizabeth nuk i rregulloi raportet

portret-pallat-mbreteror-panorama-plus-3

Buckingham Palace ka zbuluar një portret të ri të mbretit Charles III, Camilla Parker Bowles, Princit William dhe Kate Middleton.

Dy çiftet pozuan për foton më 18 shtator, një natë para funeralit të Mbretëreshës Elizabeth ll.

Portreti, i cili u nda nga familja mbretërore përmes rrjeteve sociale, është realizuar nga fotografi i Getty, Chris Jackson.

Middleton, 40 vjeçe, mahniti me një fustan të zi me mëngë të gjata, të cilin e kombinoi me geta të zeza të tejdukshme dhe taka të zeza. Princesha e Uellsit kompletoi look-un e saj me flokët e saj të stiluar me onde natyrale.

Princi William, gjithashtu 40-vjeç, dukej chic me një kostum klasik, teksa qëndronte pranë babait të tij, 73 vjeç, i cili kishte veshur një kostum pothuajse identik.

Gruaja e Mbretit, 75 vjeçe, gjithashtu ishte veshur me të zeza, duke zgjedhur një fustan elegant që përmbante detaje të qëndisura rreth dekoltesë.

Edhe pse nuk janë fotografuar, disa liderë botërorë, përfshirë presidentin Biden, ishin gjithashtu të pranishëm në Pallatin Buckingham për pritjen para funeralit ku u shkrep fotografia.

Megjithatë, në foton familjare mungonin dukshëm Princi Harry dhe Meghan Markle, të cilët u bashkuan me familjen mbretërore pasi mbretëresha vdiq më 8 shtator në moshën 96-vjeçare.

Pas funeralit të saj shtetëror më 19 shtator, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike u varros në kapelën përkujtimore të Mbretit George VI në Kështjellën Windsor, pranë bashkëshortit të saj të ndjerë, Princit Philip.

Harry kaloi 11 ditë në Angli me gruan e tij pas vdekjes së Mbretëreshës. Pavarësisht vendosjes së një fronti të bashkuar në publik, marrëdhënia e çiftit me familjen e larguar të Dukës së Sussex-it nuk duket se po përmirësohet.

Së fundmi, Markle dhe Harry u ulën zyrtarisht në faqen e internetit të familjes mbretërore, duke u shtyrë në fund të listës, të ndjekur vetëm nga Princi Andrew.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×