Nuk do ta drejtojë kombëtaren në Botëror, trajneri i njohur jep dorëheqjen

Rajan Gigs nuk do të rikthehet më në krye të kombëtares së Uellsit, të paktën sa të mbyllet i gjithë procesi gjyqësor i ngritur kundër legjendës së Junajtid, me akuzën e dhunimit ndaj ish së dashurës.

Uells

48-vjeçari vendosi të largohej nga kombëtarja në muajin nëntor të vitit 2020, por me gjithë procesin e stërgjatur që pritet të shkojë përtej ditëve kur do të zhvillohet Botërori i Katarit, Gigs ka vendosur të mos rikthehet me arsyen se nuk kërkon të shpërqendrojë kombëtaren në rrugëtimin e saj në Botëror, pas kualifikimit historik.

Për uellsianët kualifikimi për në eventin madhor ishte diçka historike duke qenë se pjesëmarrja në një Botëror iu mungonte prej vitit të largët 1958. Pavarësisht situatës, ish-mesfushori mohon akuzat ndërsa një e tillë është ngritur edhe për një sulm ndaj motrës së ish të dashurës. Megjithatë, Gigs thekson se do të luftojë deri në fund për të pastruar imazhin e tij.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×