Po peshkonte në lumë, grepi kap telat e tensionit të lartë, pëson djegie një person në Korçë

Policia E Korces 1

KORÇË

Një person ka mbetur i plagosur në Korçë pasi ka rënë në kontakt me korrentin.

Në fshatin Voskopojë, Korçë, shtetasi A. S., banues në Korçë, duke peshkuar në lumë, gjatë hedhjes së grepit për të peshkuar, grepi ka rënë në kontakt me telat e tensionit të lartë, duke shkaktuar shkarkesë elektrike.

Si pasojë e shkarkesës, shtetasi A. S., ka pësuar djegie në trup. Ky shtetas është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×