Qeni ‘Delphy’ zbulon drogë në një garazh, sekuestrohen 100 kg marijuanë, hashash dhe kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

Firenze, Blitz Della Guardia Di Finanza A Ponte Vecchio

Policia italiane ka sekuestruar 100 kg drogë, përfshi hashash, marijuanë dhe kokainë.

Guardia di Finanza e Pizës vuri në pranga një shtetas shqiptar, me banim në Santa Croce sull’Arno, të cilit iu gjetën 77 kilogramë hashash, 25 kilogramë marihuanë dhe 7 gramë kokainë.

Ndërsa kontrollonte një park të vogël publik në Santa Croce sull’Arno, qeni i drogës ‘Delphy’ tregoi një interes të madh për derën e një garazhi, pjesë e kompleksit të një godine aty pranë. Pasi u identifikua pronari i garazhit, që rezultoi me precedentë penale për çështje droge, u bë e mundur hapja e derës, ndërsa në këto ambiente u zbulua lënda narkotike.

Ka dyshime se shqiptari furnizonte zonën e Pizës.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×