Qeveria miting në sheshin “Skënderbej”, ironia e Berishës: Të festosh marrëdhëniet me SHBA-në me Ramën, njësoj si të shkosh me Tahirin në Shtëpinë e Bardhë

296282379 3198077930458213 3590643013639608508 N

Nga dalja për mediat prej selisë së Parlamentit ku kritikoi Kuvendin se i ka bllokuar fjalën deputetëve opozitarë pasi nuk dua të dëgjojnë zëra kritikë lidhur me ndryshimet në qeveri, Sali Berisha komentoi edhe festimet që janë parashikuar të zhvillohen sot në Tiranë për çeljen zyrtare të negociatave me BE-në.

“Ky është një anti-miting, por unë do ta festoj me shqiptarëve të vërtetë dhe jo me nëpunës të paguar që vijnë aty për ruajtur kafshatën e gojës dhe vendin e punës”, tha Berisha.

Më tej ai shtoi se nuk do të vijojë të ndjekë nga salla punimet e Kuvendit pasi do të udhëtonte drejt Mirditës për një takim me mbështetësit.

“Unë ju falënderoj se po  nisem për në Mirditë do festoj me mirditorët 100 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA-të”, zbuloi ish-kryeministri.

I ndalur tek mitingu i thirrur nga PS në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me SHBA, kreu i PD tha: “Të festosh marrëdhëniet me SHBA me Edi Ramën dhe Taulant Ballën është njësoj si të shkosh me Saimir Tahirin në Shtëpinë e Bardhë.

“Këta nuk njohin askënd para vjedhjes. Ndaj dhe sot nuk lejojnë parlamentin të diskutojnë. Sot po nisem për në Mirditë. Do festoj 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve me SHBA me Mirditorët. Ky është një antiming dhe unë do ta festoj me shqiptarë të vërtetë dhe jo me nëpunës të paguar që vijnë aty për të ruajtur vendin e punës. Në fakt të festosh marrëdhëniet me SHBA me Edi Ramën dhe Taulant Ballën është njësoj sit ë shkosh me Saimir Tahirin në shtëpinë e bardhë”, deklaroi më tej Berisha.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×