Strategjia ndryshon 180 gradë, Interi këtë vit “zbon”… mbrojtësit

Simone Inzagi po bën një vit në stolin e Interit, edhe pse përshtatja e tij me zikaltrit erdhi aq organike sa duket sikur trajneri është prej vitesh në drejtimin e skuadrës. Skema e njëjtë me paraardhësin e tij, Konte, nuk e detyroi kryesinë të bënte ndryshime të shumta në merkato, përveç shitjes së Lukakut që solli ndërhyrjen në repartin ofensiv.

De vraj skriniar bastoni

Por një vit më pas, strategjia e Interit, e diktuar edhe nga vetë Inzagi, ka ndryshuar 180 gradë. Merkaton e kaluar, tekniku urdhëroi që të mos prekej prapavija, kurse sot janë pikërisht ata që janë vendosur në shënjestër të klubeve europiane, me zikaltrit të gatshëm të heqin dorë nga mbrojtësit e tyre. Inzagi nuk ka bërë bllokadë për largimin e Shkriniarit dhe De Vrajit, ashtu si ka ndodhur në rastin e Lautaros, treshes së mesfushës apo Dumfrisit, duke i lënë dorë të lirë Marotës për manovrat e tij.

Vetëm Alesandro Bastoni “është mbajtur disi me hatër” në repartin difensiv, me teknikun që u ka kërkuar drejtuesve të mendohen mirë para vendimit për ta shitur. Kështu, investimi për përforcimin e sulmit do të vijë nga shitjet në mbrojtje, një strategji që pavarësisht atyre që mund të vijë, ngre pikëpyetje për efektivitetin.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×