Futbollisti i kombëtares polake, Masiej Rybus, ka zgjedhur që të ardhmen e tij ta vazhdojë në Rusi me Spartakun e Moskës, gjë që i ka kushtuar atij shtrenjtë.
Nga kjo ngjarje, Federata Polake ka zgjedhur që ta përjashtojë mbrojtësin nga kombëtarja, për shkak se Polonia është një nga shtetet e para që i ka dal kundër Rusisë në luftën me Ukrainën.
Rybus gjithashtu është dhe rekordmeni për sa i përket paraqitjeve me kombëtaren duke mbajtur dhe numrin më të lartë të tyre.
Ai ka qenë pjesë edhe e Lokomotivës së Moskës që nga viti 2017, por me përfundimin e kontratës, Federata priste që ai të largohej nga Rusi dhe të stabilizohej në një tjetër vend, por ai mori një tjetër vendim.
Arena e Lajmit

Loading…