Bënin namin në biznese dhe banesa në Spanjë, shkatërrohet banda e hajdutëve, 2 shqiptarë të arrestuar

Mapa Lladres 16 645x451

Policia Kombëtare spanjolle ka çmontuar një bandë hajdutësh, shqiptarë dhe rumunë, që përdornin mekanizma të ndryshme për të thyer banesat dhe bizneset. Pas hekurave përfunduan dy shqiptarë dhe një rumun, të cilët dyshohet se janë autorë të 15 rasteve të vjedhjeve.

Mediat spanjolle raportojnë se hajdutët hynin në biznese të ndryshme duke hapur muret, teknikë që e përdornin dhe nëpër banesa.

Kur ata sulmonin kompanitë, gjithmonë në zonat industriale, ata hynin nga çatia dhe nga muri, çaktivizonin alarmin dhe pasi merrnin pajisje të ndryshme, hapnin dhe kasafortat.

Ndërkohë, në banesa hajdutët vidhnin rroba, aksesorë, pajisje elektronike, bizhuteri dhe para, që më pas i shisnin në tregun e zi.
Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×