Aurelio de Laurentis dhe katër pjesëtarë të bordit drejtues të Napolit janë vënë nën hetim për kontabilitet të rremë për transferimin e Viktor Osimhen nga Lila në vitin 2020.
Një operacion që pati vlerën prej 76 milionë eurosh dhe e cila përfshinte disa lojtarë të Primavera-s ashtu edhe portierin e ekipit të parë, Karnezis.
“Guardia di Finanza”, me urdhër të Prokurorisë Publike të Napolit, kreu një sërë kontrollesh në Napoli, Romë e Francë.
Një buxhet i rremë është vendosur në krye të këtij investigimi për sa i përket kontratës së sulmuesit nigerian.
Arena e Lajmit

Loading…