FOTOLAJM/ Përkrah bashkëshortes, kryeministri Rama dhe ambasadorja Yuri Kim i bashkohen koncertit festiv në sheshin “Skënderbej”

285dddd2 A82d 4808 944b 23df611862d2

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama i është bashkuar emrave të tjerë nga mazhoranca qeverisëse që gjenden në sheshin “Skënderbej”, aty ku prej orës 19:30 ka nisur koncerti festiv me rastin e çeljes së negociatave me BE.

Kreu i qeverisë mban veshur xhaketën ngjyrë rozë, me të cilën u shfaq edhe sot pasdite në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend për votimin e 3 dekreteve të Presidentit Bajram Begaj për ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Ai ka takuar kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla dhe disa prej ministrave të qeverisë, për t’u vendosur më pas në krah të tyre për të shijuar performancën muzikore të artistëve të përzgjedhur.

Ndërkohë pak minuta pas tij në shesh ka shkuar edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e cila ishte në shoqërinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ajo ka përshëndetur kryeministrin dhe bashkëshorten e tij, duke u vendosur më pas përkrah Linda Ramës dhe ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×