Liverpuli bën prapaktheu, mesfushori do të qëndrojë në “Anfield”

Liverpuli ka bërë një prapakthesë dhe nuk dëshiron që ta shesë më mesfushorin Aleks Okslejd-Çembërlein në merkaton e kësaj vere.

CAMBERLEJN

28-vjeçari, i cili ka edhe një vit kontratë në “Anfield”, ishte fillimisht në listën e largimeve nga “Anfield”, ndërsa nuk luan një ndeshje të Premier Ligës që prej muajit mars.

Por duke qenë se Jyrgen Klop e ka mbyllur merkaton hyrëse me transferimin e sulmuesit Darvin Nunjez, mesfushorit Fabio Karvajo dhe mbrojtësit të djathtë Kalvin Ramsej, klubi nuk ka ndërmend që të afrojë mesfushor tjetër.

Prandaj burime brenda “Anfield”-it kanë konfirmuar se Çembërlein do të qëndrojë në skuadër, duke rivalizuar me Fabinjon, Tiagon, Hendersonin, Keitanë, Xhonsin, Milnerin dhe Eliotin për një vend në mesfushë.

Arena e Lajmit


Loading…

Liverpuli bën prapaktheu, mesfushori do të qëndrojë në “Anfield”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook