Kaleb Ekuban është në “radarët” e Beshiktashit.
Sipas asaj që raporton “Il Secolo XIX”, ish-sulmuesi i Partizanit, i cili nuk tregoi të gjithë potencialin e tij në Serinë A me fanellën e Xhenoas, ndiqet me interes nga klubi i madh turk që ka nisur ofensivën për 28-vjeçarin.
Klubi nga Liguria e vlerëson ganezin 4 milionë euro, por nuk përjashtohet mundësia e një kalimi në formë huazimi.
Sulmuesi që shkëlqeu në radhët e Partizanit është një njohës i mirë i Superligës së Turqisë pasi ka mbajtur veshur edhe fanellën e Trabzonsporit.
Në sezonin që përfundoi, Ekuban u aktivizua gjithsej me Xhenoan në Serinë A në 30 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke dhuruar gjithashtu dhe 2 asiste për shokët e skuadrës.
– Arena e Lajmit

Loading…