Përplasen dy makina në Francë, humbin jetën në vend dy shqiptarët, plagoset nëna me dy fëmijët

Jolio

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Evires, komunë e Filliere, në Francë. Bëhet me dije se dy makina janë përplasur me njëra -tjetrën.

Sipas autoriteteve humbja e kontrollit të një prej automjeteve ishte shkaku i ngjarjes, që më pas ka hyrë në korsinë e kundërt dhe është përplasur nga një makinë që po afrohej.

Në një prej makinave po udhëtonin dy meshkuj të moshës 33 dhe 44-vjeç me origjinë shqiptare të cilët kanë vdekur në vend si pasojë e përplasjes së fortë.

Ndërsa në automjetin tjetër ndodhej një 33-vjeçarë bashkë me dy fëmijët e saj të cilët kanë mbetur të plagosur lehtë.

Sakaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(Balkanweb)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×