Vodhën energjinë për të kultivuar kanabis në shtëpi, kompania elektrike në Holandë kërkon 28 mijë euro nga shqiptari dhe grupi i tij

Https Static.nieuwsblad.be Assets Images Upload 2022 09 12 B8dc17b4 048c 408c B8bf 591b40d31772

Katër persona në Holandë, një prej tyre shqiptar po përballen me dy vite burg për përfshirjen e tyre në një plantacion kanabisi në Willebroek. Gjatë bastisjes policia gjeti afro 650 bimë në lulëzim të plotë. Kompania e energjisë elektrike ngriti një padi civile dhe kërkoi më shumë se 28,000 euro nga kultivuesit pasi kishin vjedhur energjinë elektrike për rritjen e bimëve.

Policia ka kryer vëzhgime të objektit teksa ka përgjuar edhe celularët e disa prej të dyshuarve. “Një nga bisedat ishte për saksitë dhe dheun e vazove. U gjet një plantacion aktiv me 648 bimë kanabisi, të mbjella në katër dhoma kultivimi.”

Gjatë kontrollit, policia konstatoi gjithashtu se po merrej pa leje energjia elektrike. Përfundimisht, katër personat duhet të përgjigjen në gjykatën penale, por vetëm dy prej tyre u paraqitën në gjyq, një prej tyre shqiptari me iniciale G.S., i cili u kap në flagrancë në plantacion.

Avokatja Liesbeth De Vleeschouwer i kërkoi gjykatës të tregohej e butë me G.S. “Gruaja dhe tre fëmijët e tij banojnë në Shqipëri dhe klienti im fillimisht shkoi në Gjermani dhe më pas në vendin tonë për të fituar të ardhura të mira për familjen e tij”. Ajo gjithashtu i tha gjykatës se klienti i saj ishte i përfshirë në plantacionin e kanabisit por nuk kishte të bënte me vjedhjen e energjisë elektrike.
Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×