Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Kishin kërkuar rivlerësim të masës, Gjykata e Elbasanit lë në ‘arrest shtëpie’ dy ish-drejtuesit e Policisë

Elbasan Gjykata

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan lë në fuqi masën “arrest Shtëpie” për ish-nëndrejtorin e policisë Albert Nushi dhe e njëjta masë më herët u la edhe për ish-nëndrejtorin Nikollaq Palla. Të dy akuzohen për shpërdorim detyre lidhur me vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Ndërkohë që avokatët e tyre kërkuan zëvendësimin e masës së sigurisë pasi sipas tyre kanë ndryshuar kushtet, pra kanë përfunduar hetimet, nuk ka asnjë rrezik për prishjen e provave, nuk ekziston rreziku i largimit të tyre si edhe kushtet ekonomiko familjare.

Prokurorët e çështjes së 21 Prillit 2021, janë Ritvan Suka dhe Platin Aliçka, ndërsa gjyqtare Idush Maliqi. Ndërsa po zhvillohet po sot në Gjykatën e Elbasanit edhe seanca ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 prill të vitit 2021.

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Kishin kërkuar rivlerësim të masës, Gjykata e Elbasanit lë në ‘arrest shtëpie’ dy ish-drejtuesit e Policisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook