“Fermerët e Korçës përballen me indiferencën e shtetit”, Braimllari: Politikat e Rilindjes për bujqësinë janë shpopulluese dhe antikombëtare.

295692382 596749585153436 6814813283509324263 N

Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari akuzon qeverinë për politika antikombëtare për fermerët.

Ai shkruan se fermerët e Korçës çdo ditë përballen me indiferencën e shtetit dhe se banorët mashtrohen nga qeveria dhe pushteti lokal.
Sipas tij, rilindja i varfëroi dhe të vetmen rrugë iu la emigracionin.

“Fermerët e qarkut Korçë çdo ditë përballen me indiferencën e shtetit.
Asnjë mbështetje nga pushteti qendror dhe ai lokal.
Breshëri i rënë në muajin qershor shkatërroi shumë produkte bujqësore dhe për të disatën herë banorët u mashtruan nga qeveria dhe pushteti lokal.
Asnjë mbështetje në kushtet kur çmimi i naftës rritet çdo ditë, taksat e larta, mungesa e subvencioneve dhe e tregut ka sjell shkatërrimin e fermerit vendas.
Rilindja i varfëroi dhe të vetmen rruge iu la emigracionin.
Politikat e Rilindjes për bujqësinë janë shpopulluese dhe antikombëtare”, shkruan Braimllari.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×