“I lumtur që do jem pjesë e këtij klubi historik”, Vulaj flet si shkodran: Doja të provoja veten në një kampionat më të fortë dhe serioz

Vllaznia bëri një goditje cilësore në merkato, duke afruar Kristijan Vulajn, shqiptarin e Malit të Zi që spikati te Deçiç në elitën e futbollit malazez.

VULAJ

24-vjeçari ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin shkodran, teksa në prononcimin e dhënë pas zyrtarizimit si futbollist i skuadrës kuqeblu, ndër të tjera u shpreh:

“Zgjodha Vllaznine sepse e kam pranë shtëpisë dhe është një klub me histori. Bisedimet kanë qenë të gjata dhe kam pasur edhe oferta të tjera, por në fund zgjodha Vllazninë.

Kanë qenë disa ekipe që kanë kërkuar të bisedojnë me mua, por jam fokusuar te Vllaznia dhe jam i lumtur që tashmë jam pjesë e saj. Unë premtoj që bashkë me shokët e ekipit të bëjmë më të mirën për të arritur objektivat e klubit.

Ishte momenti për të ikur nga Mali i Zi, bëra dy sezone të mira me Deçiç. Duhet të provoja veten në një kampionat më të fortë dhe më serioz”, u shpreh Vulaj.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook