Ka shkëlqyer në Premier Ligë dhe Ligën 1 franceze/ Ish-futbollisti i Maliqit stërvitet me sulmuesin e njohur

Abei Agbodzie pati një aventurë të shkurtër me skuadrën e Maliqit, në Kategorinë e Parë, para se të rikthehej drejt Ganës, ku ndodhet dhe aktualisht.

Maliqi-Turbina

Mbrojtësi ishte në pronësi të Skënderbeut, teksa u huazua te Maliqi, për të fituar minuta. Në përfundim të kampionatit, futbollisti nuk gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Skënderbeut, duke prishur bashkëpunimin, për t’u rikthyer në Ganë, ku po stërvitet individualisht, për të qenë në formë, me shpresën e nisjes së një aventure të re futbollistike.

Abei

Abei së fundmi ka postuar një rrjetet sociale, një foto gjatë stërvitjes me sulmuesin e njohur të kombëtares së Ganës, Andre Ayew, i cili është dhe shok me ish-futbollistin e Maliqit.

b7372

32-vjeçari është një emër i madh në Ganë, ndërkohë që së fundmi ishte pjesë e Al-Sad në Katar, ku realizoi 15 gola në 21 ndeshja. Në karrierën e tij, Ayew ka lënë gjurmë në shumë skuadra të rëndësishme në Premier Ligë, Liga 1 franceze apo edhe në Turqi.

Abei

Mbrojtjësi Abei shihet në krah të sulmuesit të mirënjohur Ayew, teksa mban veshur fanellën e Skënderbeut, të cilën e ka ruajtur si kujtim nga aventura në futbollin shqiptar.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook