Lacio po kërkon me çdo kusht të zgjidhë çështjen e portës, ku largimi i Thomas Strakoshës ka krijuar një boshllëk në repartin defensivë. Emrat në listën e drejtorit sportiv të klubit, Igli Tare janë të shumtë, por duket si ai i portierit të Atalantës, Marko Karnezeki është më konkreti.
Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, Tare ka përmirësuar ofertën në drejtim të zikaltërve duke i ofruar atyre 12 milionë euro në një marrëveshje që përfshin edhe 3 milionë euro që do të shpërndahen në formë bonusesh.
Atalanta nga ana duket e vendosur të mos pranoj më pak se 20 milionë euro për 21-vjeçarin me dy klubet që janë në negociata të vazhdueshme prej disa javësh.
Arena e Lajmit

Loading…