“Meta agjenti 007, tani ka plasur komedia”/ Fuga për debatin e dosjeve të ish-sigurimit: Mos e hani këtë lojë e të bini në kurth, në ditët në vijim do…

Artan Fuga

Akademiku Artan Fuga me anë të një shkrimi në rrjete sociale është ndalur te dosjet e ish-sigurimit të shtetit.

Ai e cilëson hapjen e dosjeve si “hapje e barkut” dhe thotë me ironi se pati tronditje duke shpallur ish-Presidentin Meta, agjentin 007.

Ai shton më tej se në ditët në vijim do të tregojë se përse kjo sipas tij është një lojë e fëlliqur dhe pa asnjë interes për qytetarin.

Postimi i Artan Fugës

Hapja e dosjeve dhe hapja e barkut!
Pasi u tronditën fort, shumë, jashtëzakonisht, tmerrësisht, duke e shpallur Ilir Metën agjentin 007,
tani ka plas komedia!
Të gjithë kërkojnë të hapen dosjet, për të gjithë, në çast! Opozitarë, pushtetarë, gjysmë-opozitarë, kush e kush të tregojë se nuk e ka qimen nën kësulë! Hapëmni dosjen mua! – bërtasin!
O ju hapsha trutë!
Kush e kush të tregojë kështu virgjërinë e tij!
Kush e kush t’i shpëtojë përgjegjësisë së tij për diktaturën!
Kush e kush të tregojë se e ka ndërgjegjen e bardhë sa veladoni i Papës!
Në vend të hapni dosjet, mos na hapni barkun – sikurse thoshte gjyshja ime!
Hipokrita!
Në ditët në vazhdim do t’ju rrëfej se përse kjo është një lojë e fëlliqur, asnjë interes për qytetarin!
Të tjera gjëra ka nevojë sot pastrimi i jetës shoqërore nga maskarenjtë!
Mos e hani këtë lojë e të bini në kurth!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×