Ministria e Jashtme reagon për situatën në Veri, Xhaçka: Jemi krah Kosovës! Të vihen para përgjegjësisë kriminelët që kryen akte destabilizuese

1200 630 627f7c45a7b7c

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar në Twitter lidhur me situatën e krijuar mbrëmjen e djeshme në Veri të Kosovës, ku u përdorën edhe armët e zjarrit nga serbët lokalë, që qëlluan në drejtim të policisë.

“Kosova ka çdo të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj mbi çdo cm katror të territorit të saj. Të gjithë aktorët e përfshirë në aktet destabilizuese të 24 orëve të fundit, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprat e tyre kriminale. Ne qëndrojmë përkrah Kosovës dhe u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve dhe aleatëve tanë që të flasin njëzëri, kundër retorikës në rritje dhe kërcënimeve për dhunë ndaj Kosovës 🇽🇰”, ka shkruar Xhaçka.

Ministrja më tej thekson se vlerëson konsensusin e arritur mes qeverisë së Kosovës dhe partnerit strategjik, SHBA për të shtyrë me 30 ditë aplikimin e reciprocitetit në doganat me Serbinë.

“Vendimi për shtyrjen e reciprocitetit sa i përket kalimit kufitar Kosovë-Serbi, pas konsultimeve me partnerët strategjikë SHBA🇺🇸& BE🇪🇺 është një akt i mirëpritur durimi dhe pjekurie nga Qeveria e Kosovës”, nënvizon Xhaçka.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×