
Dashamir Hazizaj është arrestuar nga policia në Britani për trafikim të lëndëve narkotike. Autoritetet gjatë kontrolleve zbuluan 145 bimë në faza të ndryshme në ambiente të cilat ishin me pajisje të sofistikuara ngrohjeje dhe ndriçimi për të ndihmuar rritjen.
Avokati i tij ka treguar se 24-vjeçari ka shkuar në Britani si emigrant i paligjshëm nga Gjermania. Ai ka thënë se në Gjermani jetonte partnerja e tij e cila ishte shtatzënë”.
Fillimisht i riu shqiptar ka punuar në ndërtim në Londër dhe fitonte 1000 £ në muaj, por iu tha se mund të fitonte 3000 £ duke punuar si kopshtar në një kultivim kanabisi.
Arena e Lajmit