E KRYER/ Mungon vetëm firma, Milani arrin marrëveshjen me kampionin e Europës. Ja detajet

Milani është gati për të blerë përfundimisht Alesandro Florencin.

FLORENCI

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, klubi kuqezi ka arritur marrëveshjen me Romën për të marrë totalisht kampionin e Europës me Italinë, të cilët do t’i kushtojnë arkave të Milanit, 2 milionë euro.

Jo vetëm Zhunior Mesias, por edhe mbrojtësi 31-vjeçar ka bindur drejtuesit e “Djallit” për të vijuar ende bashkëpunimin me milanezët.

Në sezonin që përfundoi ku Milani u shpall kampion i Italisë, Florenci u aktivizua gjithsej me kuqezinjtë në Serinë A në 24 sfida ku arriti të shënonte 2 gola dhe duke mos dhuruar dot asnjë asist për shokët e skuadrës.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×