Fibank realizon në kohë reale të gjitha pagesat e taksave për Bashkinë e Tiranës

Fibank

Fibank ofron shërbimin e pagesës së taksave vendore të Bashkisë së Tiranës për të gjitha bizneset, në kohë reale. Tetori është koha e pikut të transaksioneve të tilla dhe Fibank ka zhvilluar komunikimin e parë online në sistemin bankar me Bashkinë e Tiranës për shlyerjen e detyrimeve. Vetëm me kodin vendor ose NIPT mund të identifikohet detyrimi me të dhënat përkatëse dhe deklarimi i kësaj pagese pranë institucionit, pa praninë e faturave. Nuk ka nevojë të nxirrni çdo ditë detajet e taksave dhe kodeve që biznesi duhet të paguajë! Detyrimet paguhen përmes një transaksioni me më pak përpjekje duke kursyer kohë dhe kosto, përmes një përpunimi të optimizuar të këtyre detyrimeve.

Ky shërbim është një lehtësi e shkëlqyer për të gjitha bizneset pasi ju kursen kohë dhe përpjekje. Një nga avantazhet më të mëdha të këtij shërbimi janë transaksionet në kohë reale në përputhje me sistemet përkatëse. Kombinuar me përdorimin e shërbimeve Fibank Mobile dhe E-banking të cilat lejojnë kontrollin e llogarive dhe kryerjen e transaksioneve online, bizneseve ju ofrohet një sinkronizim perfekt për nevojat e tyre.
Online Banking është një shërbim pa komision që maksimizon marrëdhënien me bankën. Fibank ofron shumë avantazhe në një llogari dhe hap mundësi për një bashkëpunim të gjerë dhe afatgjatë me klientët e biznesit. Çdo biznes ka terma dhe kushte preferenciale në produktet dhe shërbimet bankare.

 

Fibank realizon në kohë reale të gjitha pagesat e taksave për Bashkinë e Tiranës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook