Interi pranë Lukakut, ultrasit zikaltër nuk e harrojnë “tradhtinë” e belgut: Askush mos të dali për ta pritur!

Interi duket të jetë shumë pranë zyrtarizimit të marrëveshjes me Çelsin për rikthimin e Romelu Lukakut, por duket se largimi i belgut në verën e shkuar nuk është harruar nga ultrasit zikaltër të cilët duken se nuk e kanë falur ende.

543543453

Në një postim në “Instagram”, grupi më i madh i ultrasve të Interit “Curva Nord Milano” ka reaguar ndaj lajmit për rikthimin e sulmuesit në Milano duke theksuar se ai tani do të trajtohet si çdo lojtar tjetër dhe i ka bërë thirrje tifozëve që askush të mos e presë me veshjet që përfaqësojnë këtë grup.

“Në lidhje me rikthimin e Lukakut te Interi, grupi “Curva Nord” do të sqarojë se ne nuk do të shprehim asnjë lloj kontestimi ndaj lojtarit dhe klubit, pavarësisht sjelljes në verën e shkuar.

Askush nuk duhet të dalë dhe ta pres me veshje të cilat përfaqësojnë grupimin tonë.

Gjithçka që e ardhmja do të sjellë për të do të varet shumë nga ajo që ai do të shfaqë në fushën e lojës. U trajtua si mbret tani është thjesht një si të tjerët.

Gjithashtu duam të jemi të qartë se në si tifozeri nuk do të jemi kurrë kundër këtij vendimi të shoqërisë që Lukaku të veshë sërish fanellën zikaltër.” Ishte shkruar në postimin e “Curva Nord”.

View this post on Instagram

A post shared by Curva Nord Milano – CN69 ®️ (@cn69_official)

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×