Ish-sulmuesi i shpall luftë Juventusit për Di Marian: Do ta bind të transferohet te ne

Karlos Tevez tashmë ka lënë pas futbollin e luajtur dhe është fokusuar në detyrën e re si tekniku i skuadrës argjentinase, Rosario Central.

86786786

Në konferencën e parë si trajner i skuadrës, 38-vjeçari është ndalur të flasë dhe për merkaton, ku ka përmendur objektivin e Juventusit, Anhel Di Maria duke theksuar se ai do të mundohet ta bind t’i bashkohet në aventurën te Rosario.

“Nuk mund të flas me Di Marian për momentin, e kam kohën aq të kufizuar sa rrallë flas edhe me gruan time.

Dua që të transferohet këtu, kujt nuk do t’i pëlqente. Kur situate të jetë më e qetë do provoj ta bind.

E dimë të gjithë kush është, personaliteti dhe eksperienca e tij do ti shërbente shumë pjesës tjetër të skuadrës.”, u shpreh Tevez.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×