Oferta nga PSG-ja ndryshon gjithçka, objektivi i merkatos i vendos ultimatum Milanit

Renato Sançes kërkon përgjigje nga Milani. Mesfushori prej kohësh ka një marrëveshje me kuqezinjtë mbi bazën e 3.2 milionë eurove në sezon për një kontratë katërvjeçare, por ditët e fundit PSG ka gjetur një akord me Lilën për të blerë portugezin për 25 milionë euro plus bonuse (për lojtarin gati një kontratë me 5 milionë në vit).

RENATO SANCEZ

Në ofertën e fundit, kampionët e Italisë ishin ndalur në 18 milionë plus dy bonuse dhe nuk kanë treguar gatishmëri të rrisin propozimin për të barazuar atë të parisienëve.

Sançes vijon të presë lëvizjen e Milanit duke treguar një farë besnikërie e të njëjtën gjë pret nga kuqezinjtë të cilët po vonojnë pasi presin zbarkimin e Xherri Kardinales në qytet dhe miratimin e buxhetit për merkaton.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×