Matajs de Ligt dhe Juventusi janë rikthyer që të flasin për rinovimin e kontratës, duke parë se ajo aktualja skadon në 30 qershor 2024 dhe lajmet e fundit që vijnë nga futbollisti qetësojnë disi më shumë drejtuesit bardhezi.

Futbollisti holandez pavarësisht se ka një mori me oferta nga Anglia, ku spikasin ato të Çelsit e Liverpulit, duket se i ka premtuar Juves se nuk do ta braktisë edhe në këtë moment delikat, që sheh edhe lamtumirën e Xhorxho Kielinit.
Madje, 22- vjeçari është gati që të pranojë edhe rinovimin e kontratës, një lëvizje kjo thjesht për të ndihmuar sërish Juventusin që të vlerësojë me më qetësi ofertat në drejtim të Matajsit, i cili duket i vendosur që të largohet ndoshta verën e ardhshme.
Por, mbrojtësi ka një kërkesë për të rinovuar: uljen e klauzolës së prishjes së kontratës nga 120 në 80 milionë euro, për të bërë në të ardhmen e afërt që klubet e mëdha të cilat e duan të mos frikësohen dhe të largohen nga shifra e frikshme në akordin me Juven.
Arena e Lajmit
Loading…
and then