
Partia Demokratike, përmes një deklarate për mediat ka ngritur disa pyetje ndaj qeverisë.
Anëtari i Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi tha se po “lobohet shumë për ta varrosur aferën e inceneratorëve, që ka gëlltitur qindra miliona euro, dhe vazhdon t’i marrë qytetarëve shqiptarë miliona të tjera, siç do ta dëshmojmë tani’.
Ai tha se “Klodian Zoto & Stela Gugallja përfituan dje në kontot e tyre bankare, 3 herë brenda ditës nga 627 milion lekë nga Belinda Balluku. Para dy ditesh ishte Erion Veliaj që i ‘qerasi’ me 878 milionë lekë”, tha ai.
Deklaratë e Anëtarit të Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi:
Lobohet shumë për ta varrosur aferën e inceneratorëve, që ka gëlltitur qindra miliona euro, dhe vazhdon t’i marrë qytetarëve shqiptarë miliona të tjera, siç do ta dëshmojmë tani.
Publiku e meriton, dhe duhet ta dijë, se në Partinë Demokratike është kthyer opozitarizmi pa kompromise dhe me kohë të plotë.
Për këtë arsye, unë ose ekspertë të tjerë të mjedisit, ligjit, antikorrupsionit, apo eksponentë të Partisë Demokratike, duke filluar që sot, do të dalim çdo ditë në këtë foltore për të bërë “pesë pyetje për inceneratorët”.
E fillojmë me një fakt tronditës për ne dhe një vjedhje rutinë për ata:
Klodian Zoto & Stela Gugallja përfituan dje në kontot e tyre bankare, 3 herë brenda ditës nga 627 milion lekë nga Belinda Balluku. Para dy ditesh ishte Erion Veliaj që i ‘qerasi’ me 878 milionë lekë.
Ja edhe pesë pyetje të thjeshta:
Këto janë pyetje shumë të thjeshta për shqiptarët, por shuuumë të vështira për drejtësinë e kapur nga Edi Rama.
Ne kemi një përfundim: të gjitha këto ndodhin SEPSE ATA I NDAJNE PARATE SE BASHKU. Të dashur shqiptarë, ju si mendoni?