U kap me 15 kg marijuanë në banesë, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Athinë

17092022ousiesgada

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Athinë pasi u kap me mbi 15 kg lëndë narkotike marijuanë.

Antidroga greke kishte informacion për lëvizjet e 40-vjeçarit, i cili qarkullonte me një makinë të bardhë me të cilën shpërndante lëndën narkotike.

Policia po ashtu ka ndërhyrë në banesën e tij ku janë gjetur dhe sekuestruar rreth 15 kg marijuanë dhe peshore elektronike, ndërsa në makine iu gjetën dhe sekuestruan 1.1 gram kokainë dhe një sasi parash 840 euro.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×