VIDEO/ Rrugë të përmbytura, tjegulla të rrëzuara dhe pemë të thyera, ja çfarë ka shkaktuar moti i keq në Elbasan

Whatsapp Image 2022 09 17 At 10.38.21

Rrugë të përmbytura, tjegulla të banesave private të rrëzuara përtokë, dhe pemë të thyera. Kështu është zgjuar qyteti i Elbasanit ditën e sotme për shkak të motit të keq.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problematika në disa akse të qytetit, ndërsa qytetarët janë vënë në rrezik dhe nga thyerja e pemëve.

Situatë problematike paraqitet në disa rrugë rurale. Por më i rrezikshëm mbetet aksi Elbasan-Librazhd-Qafëthanë. Në vendin e njohur si ‘Kthesat e Murrashit’ nga lartësitë ka rënie gurësh dhe inertesh.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetari Fatmir Popja, situata ngelet problematike.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×