
Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në Korçë një 44-vjeçar më iniciale A.H., i cili po transportonte 24 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës me furgonin e tij.
Sipas raportimit të policisë ai u kishte premtuar emigrantëve kalimin e sigurt drejt shteteve të Bashkimit Europian në këmbim të pagesës.
Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Njoftimi i Policisë:
DVP Korçë/Vijon operacioni policor “Perimetri 194”.
U kap duke transportuar 24 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, vihet në pranga 44-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, në vijim të operacionit policor “Perimetri 194”, pas një hetimi 1-javor, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 44 vjeç, banues në Fier.
Shërbimet e Policisë e kanë kapur këtë shtetas, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Leshnicë, duke transportuar me mjetin furgon tip “Fiat”, në drejtim të Tiranës, 24 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
and then