“Vllaznia, klub i madh! Besojmë te kualifikimi ndaj Kraiovës”, Lorik Boshnjaku: Kam punuar me Josën, atë që lamë përgjysmë te Prishtina…

Lorik Boshnjaku u transferua në këtë sesion të merkatos verore nga Prishtina për t’iu bashkuar Vllaznisë. Së fundmi mesfushori 26-vjeçar ka folur për kanalin e klubit shkodran duke treguar përse zgjodhi Vllazninë dhe marrëdhënien me trajnerin Mirel Josa, ku kanë qenë së bashku te Prishtina:

BOSHNJAKU

Vllaznia – “Vllazninë e zgjodha sepse është një klub i madh, me tifozë shumë të zjarrtë. Jam ndjerë shumë mirë, e di që është një klub me traditë shumë të madhe. Shpresoj që ta rikthejmë titullin kampion pas shumë vitesh këtu në Shkodër, dhe kjo është një arsye pse unë kam ardhur te Vllaznia.”

Prishtina dhe ambjetimi në Shkodër – “Të lija Prishtinën ishte shumë e vështirë sepse kam kaluar shtatë vite atje. E ndjeva që duhej të bëja një aventurë të re dhe zgjedhja më e mirë ishte Shkodra dhe nuk besoj se do të jetë e vështirë që të ambjentohem këtu te Vllaznia.”

Mirel Josa – “Trajneri Josa ka ndikuar shumë sepse unë kam punuar me të prej dy vitesh te Prishtina dhe atë që e lamë përgjysmë te Prishtina shpresojmë ta vazhdojmë këtu në Shkodër.”

Shokët e skuadrës – “Nuk po ndjej mungesën e asgjëje, të gjithë janë sjellë mirë me mua. Lojtarët janë shumë të sjellshëm, po kalojmë çaste të mira.”

Universitatea Kraiova – “Ndaj Universitatea Kraiovës është një ndeshje shumë e vështirë në letër, por ne besojmë tek ky grup sepse kemi kualitet. Shpresojmë ta kalojmë turin edhe pse kundërshtari është favorit në letër. Kam marrë shumë mesazhe nga tifozët.”

Objektivat – “Të luash për Vllazninë është krenari dhe nder. Për mua është një ndjenjë e veçantë, shpresojmë që tifozëve t’i japim rezultate sa më të mira si në Europë dhe më vonë edhe në kampionat. Dëshira ime më e madhe është të shpallem kampion, sepse dy vite radhazi Vllaznia ka fituar Kupën e Shqipërisë dhe dua që ky vit të jetë i Vllaznisë që të rikthejmë titullin kampion për shkak të klubit, drejtuesve, tifozëve dhen me këtë grup lojtarësh shpresojmë që ta arrijmë ta fitojmë titullin.”, përfundoi Lorik Boshnjaku.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×