Atentati në Shkodër, momenti kur trupi i 19-vjeçarit transportohet drejt morgut me ambulancë (VIDEO)

Erjon Xhenje

Qyteti i Shkodrës është tronditur këtë mbrëmje nga një atentat të ndodhur në bulevardin ‘Bujar Bushanjaku’.

Viktimë e këtij atentati mbeti 19-vjeçari Erjon Xhenje. 19-vjeçari u qëllua me breshëri plumbash , ndërsa ndodhej në ambientet e një lokali në këtë zonë.

Gazetari Senad Nikshiqi më herët raportoi se në vendngjarje u gjetën rreth 30 gëzhoja.

Ndërsa në pamje shihet edhe momenti kur trupi i 19-vjeçarit transportohet drejt morgut me ambulance. Nga uniformat blu u bë me dije se motorçikleta me të cilën u larguan autorët është gjetur e djegur në lagjen Guerrile, po ashtu edhe një armë zjarri.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×