FOTO+EMRI/ Nxirret e pajetë nga plazhi i Sarandës një grua, ishte e veshur me rroba të zhytjes, detajet e para

3

Nxirret e pajetë një shtetase angleze nga plazhi i Sarandës. Në vendngjarje ndodhet policia dhe ambulanca. Gjithashtu të pranishëm janë edhe zhytës profesionistë.

Sipas policisë viktima është shtetësja angleze Rebecca Gannon, 29 vjeçe. Ajo ishte e veshur më rrobat të zhytjes profesioniste, ndërsa dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, pasi ka qenë në një ekspeditë zhytje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 19.09.2022, në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, Sarandë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasja angleze R. G., 29 vjeçe, e cila ka qënë në një ekspeditë zhytje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×