“Kujtoni Klodian Rashën dhe përplasjet e efektivëve në komisariate”, Meta: Shteti ka rënë! S’kemi fëmijë për të humbur

39

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta,  ka zhvilluar një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarët për tragjedinë në Himarë.

Meta nuk është ndalur vetëm tek tragjedia në Himarë, por ka sjellë në vëmendje edhe ngjarjet e tjera në ndodhur në Komisariate ku janë përplasur edhe efektivë policie, duke përmendur edhe vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi Nevaldo Hajdaraj.

Pjesë nga fjala e Metës:

“Rikthehen pas ndërhyrjes së dorës së ngrohtë të partisë për tu riveshur dhe për tu graduar është rezultat i arrogancës së kryeministrit që kur ndodhin ngjarje të tilla thotë perse e politizoni? E harruat të ndjerin Rasha që u vras se shkoi të blinte një paketë cigare dhe jo vetëm kaq që ishte një akt që vjen nga policë të droguar. E mbani mend se si viktimën u përpoqën ta ktheni në agresor dhe t’i shpiknin edhe armë dhe pas reagimi mbarë popullor të pranonin të vërtetën e ngjarjes. A mendoni se nëse nuk do kishte reaguar opinioni publik ai do ishte para drejtësisë? Jo edhe mund të ishte graduar. Kujtoni ngjarjet e rënda ku policë me policë janë goditur, këto tregojnë që shteti ka rënë, kjo tregon që policia nuk është në shërbim të popullit, por përdoret. Kemi raste të tjera ku nuk jepet asnjë sqarim dhe është koha të reagohet me forcë dhe ti jepet fund përdorimit të policisë si instrument shtypës ndaj popullit të Shqipërisë . Nuk jemi popull për tu shtypur nga askush dhe aq më tepër nga policia . Nuk kemi fëmijë për të humbur nga kjo papërgjegjshmëri dhe arrogancë. Masa të menjëhershme për të rivendosur besimin mes policisë dhe popullit”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×