Këngëtarja kolumbiane, Shakira është fotografuar për herë të parë në publik që pas ndarjes nga partneri i saj prej më shumë se 10 vitesh, Zherard Pike.
Këngëtarja u fotografua në makinën e saj, teksa po udhëtonte drejt shtëpisë së saj në Barcelonë. Kjo foto vjen pak ditë pas fotove të Pike krah biondes misteroze në një festë në Suedi.
Në fotot e publikuara nga “Daily Mail”, këngëtarja duket me një grim minimal dhe në gjendje të rënduar. Shakira u shfaq mjaft serioze ndërsa po shkonte drejt shtëpisë së saj.
Pike dhe Shakira konfirmuan ndarjen 11-vjeçare muajin e kaluar. Dyshja, të cilët janë prindër të djemve Milan dhe Sasha publikuan një deklaratë të përbashkët në të cilën thanë: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Kërkojmë privatësi në këtë moment për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë maksimal. Faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin dhe respektin”
Arena e Lajmit

Loading…