“Qeveri boll i vure zjarrin Shqipërisë”, Meta nxjerr videon: Flakët po shkrumbojnë Malësinë e Tiranës, i gjithë shteti duhet të ngrihet në këmbë!

Meta 2

TIRANË

Lideri i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar një video para mesnatës, teksa ngre alarmin se Malësia e Tiranës po shkrumbohet nga flakët.

Ai bën thirrje për shtimin e buxhetit për mbrojtjen nga zjarret.

“QEVERI BOLL I VURE ZJARRIN SHQIPËRISË!
Flakët po shkrumbojnë sonte Malësinë e Tiranës. Pavarësisht zjarreve të shpeshta, asnjë masë për parandalimin e tyre dhe mbrojtjen nga shkatërrimi të pasurive publike natyrore, që digjen për shkak të papërgjegjshmërisë dhe indiferencës shtetërore.
Shtoni buxhetin për mbrojtjen nga zjarret, boll financuat inceneratorët!
I gjithë shteti duhet të ngrihet në këmbë!”, shkruan Meta.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×